Darmanoviq: Mali i Zi në BE deri në vitin 2022

Mali i Zi synon të bëhet antar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2022 , deklaroi shefi i diplomatisë malazeze Srgjan Darmanoviq gjatë takimit me deputetët e parlamentit austriak në Vjenë. Darmanoviq shprehu besimin se në këtë rrugë Mali i Zi do të ketë edhe përkrahjen e austrisë.

Ai gjithashtu tha se pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, përgjigja më e mirë do të ishte shtrirja e mëtejshme drejt Ballkanit perendimor. Deputetët austriak nga ana tjetër u shprehen se nuk shohin dobi për Bashkimin Evropian nga shtrirja e NATOs, dhe ishin të mendimit se marrëdhëniet e mira ekonomike me Rusinë janë garanci e mjaftueshme për siguri.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!