Jasmin Nikaj do të marrë pjesë në Festivalin në Prishtinë dhe Shkodër

Këngëtari i ri i talentuar nga Malësia e madhe Jasmin Nikaj do të marr pjesë në Festivalin  ,,Çelësi Muzikor” që do të mbahet në Prishtinë dhe në Festivalin ,,Shkodra Fest” që do të mbahet në Tiranë.

Këngëtari Jasmin Nikaj do ti prezantoi shqiptarët nga Trojet shqiptare nen Mal të zi dhe kësaj radhe do të prezantohet më një balad ku për këtë këngë ka angazhuar kompozitorin Senad Dreshaj po nga Malësia e madhe e mbi Shkodrës ndersa tekstshkrues e ka autorin Musa Dreshaj.

Për realizimin e këngës dhe pjesëmarrjen në këto dy festivale Jasminit ju ofruan edhe këta sponzor nga treva e Malësisë: Emin Çunmulaj, Kolë Cacaj, Sead Nikaj, Gjeto Gojçaj, Ruzhdi Gjokaj, Noni Nikollaj, Agron Lulgjuraj, Zogu Lajçaj, Nicky Bojaj, Senad Lulanaj, Maria Kolçaj, Dylber Kukaj, Fran Gojçaj, Zef Lulgjuraj, komuna e Tuzit dhe LD në Mal të zi.

Malësia ka shumë këngëtar dhe këngëtare që e kultivojnë kulturën kombëtare të skenës muzikore,duke e ruajtur identitetin identitetin kombëtar dhe punojnë në kushte shumë të vështira. Këngëtarit Jasmin Nikaj i urojmë shumë suksese në këto dy Festivale, duke përfaqësuar denjësisht Malësin e Madhe të mbi Shkodrës. Suksese. /SHB/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!