Nimanbegu takim me përfaqësuesit e mediave elektronike në gjuhën shqipe

Nënkryetari I Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu me stafin e tij, kanë organizuar nj]ë takim informativ me përfaqesuesit e mediave elektronike në gjuhën shqipe (televizionit dhe radios) të cilet paraprakisht kishin një vizitë në hapësirat e Radio Tivarit.

Takimi ne Radio Tivar fillimisht u bë me udhëheqësine e ketij institucioni mediatik, të udhehequr nga drejtoresha Vesna Shoshkiq e cila te pranishmit i njoftoi me funksionimin e tyre duke veëuar programacionin në gjuhen shqipe i cili çdo dite pune emiton program prej 45 minutash. Të pranishmit patën mundesi të vizitojnë edhe hapësirat e këtij mediumi dhe te percjellë emisionin në gjuhen shqipe drejtperdrejt.

Pas vizite ne Radio Tivar, perfaqesuesit e mediave dhe te stafit organizues vazhduan takimin e perbashket, qellimi i te cilit ishte informimi mbi situaten ne te cilen gjenden mediat ne gjuhen shqipe(radio dhe televizionet).

Nga te gjithe perfaqesuesit u degjuan problematikat me te cilat ballafaqohen si dhe mundesite te cilat stafi organizues mund ti ndermarre ne periudhen e ardhshme. Nga verejtjet e shumta ishin kostot e larta te pagesave ndaj agjensioneve, si dhe ligji I cili nuk ka asnje lehtesim kur jane ne pyetje mediat e pakicave.

Nenkryetari Nimanbegu tha se ata do te angazhohen  dhe do te perpilojne nje skeme te pergjithshme me pefundimet nga takimi ne baze te se cilave do te hartojne edhe nje Plan te aksionit te veprimit te metejshem./TVTeuta/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!