DPS kërkon kryetarin e Komunës, mbështetet nga PD dhe UDSH

Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Në këtë gjë insiston kjo parti në negociatat për formimin e pushtetit në këtë komunë, të cilët filluan mbrëmë.

Për diçka të tillë partia e Gjukanoviqit ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Mehmed Zenkës, që do të thotë se ka përkrahjen e 18 nga gjithsej 33 këshilltarë në parlamentin lokal.

Pritet që këtij koalicion t’i bashkëngjiten edhe Socialdemokratët me tre dhe Partia Boshnjake me një këshilltar.

Drejtuesit e Forcës së re demokratike, me të cilët dje negocioi drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq dhe anëtari i kryesisë së kësaj parti dhe koordinatori për Ulqin dr. Halil Dukoviq, kërkojnë që atyre t’ju takojë vendi i Kryetarit të Komunës.

Forcës i është dhënë afati deri të hënën që të deklarohet se a dëshiron të jetë pjesë e koalicionit të gjerë./Ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!