Duke u afruar data e mbajtes së Zgjedhjeve lokale në Podgoricë, me siguri se votuesit shqiptar në territorin e Malësisë, si rendom, do të dëgjojnë fraza e kombinime të llojëllojshme, varësisht prej interesave të bartësve të vetëshpallur që edhe nga zgjedhjet e radhës, të përfitojnë brenda projekcioneve të veta politike.
Sidomos, nga ata që, deklarativisht, nuk mbështesin propozime as nisma te akorduara në bashkëpunim me Podgoricën, por që nuk hezitojnë ne prag të zgjedhjeve, nga frika se mos po vonohen, të “prijnë” vallen zgjedhore. Të vetëdishëm për rëndësinë e votave për strukturën në pushtet kjo edhe nuk është befasuese pikërisht në zgjedhjet e radhës, por gjithë këtë e bëjnë në emër të “veprimtarisë opozitare dhe për shkaqe parimore”! Madje, ata edhe i kushtëzojn subjektet tjera duke afatizuar një marrëveshje të mundëshme edhe pse me numër shumë më të vogël të votave nga zgjedhjet e fundit vendore në Malësi! Pra, të gatshëm për marrëveshje për zgjedhjet në Podgoricë, por jo edhe për Kuvendin në Tuz, siç e dimë të gjithë! Akuza dhe sulme përmes mediave janë diçka qe ndodh në vazhdimësi mes subjekteve naciona ne keto hapësira, por realiteti është keshtu siç e shohim të gjithë. Do të ishte mirë që, sëpaku, në këtë nivel, vullneti për ndonjë të mirë të përgjitshme, të shprehet pa kushtëzime sepse kjo, vështirë, mund të rezultoj ashtu siç do të duhej.
Kristjan Dukaj