Kajoshaj: Malësia e mbajti BESËN

Mendoj se vetë qytetarët e kanë vërejt dhe thënë se angazhimi i komunës së Tuzit në situatën gjatë karantinës ishte në maksimum dhe se i’a kemi dalë në mënyrë më të mirë të mundshme ta përballojmë këtë gjendje në të cilën u gjind vendi ynë, deklaroi për malësia.me, Kryetari i Kuvendit të Tuzi, Fadil Kajoshaj.

Me vetë organizimin e furnizimit të qytetarëve u morë komuna, por punë të shkëlqyeshme kanë bërë vullnetarët të cilët i falenderojmë shumë.

Kajoshaj thotë se, qytetarët duhet falenderuar për pjekurinë dhe kujdesin e treguar kur janë në pyetje masat e ndërmarra që të ndalohet një pandemi e mundshme nga COVID-19. Nuk ishte i lehtë pranimi i izolimit total por me të vërtetë banorët e Malësisë treguan se kurë e japin fjalën atë edhe e mbajnë.

Sa i përket bashkëpunimit me institucionet qëndrore, Kajoshaj shprehet se ishte në nivel të duhur dhe korekt. Të gjitha veprimet janë kordinuar në mënyrë të duhur dhe në të mirë të qytetarëve.

Kurë është në pyetje diaspora jonë, atëherë duhet një falenderim i veçantë sepse si çdo herë u treguan të gatshëm të ndihmojnë Malësinë ku kontributi i tyre ishte i jashtëzakonshëm, shprehet Kajoshaj.

Ai thotë se gjendja aktuale në komunë është e mirë dhe se qytetat duhet ta kuptojnë se duhet ende kujdes.

Në komunën tonë mund të themi se gjendja është e mirë por duhet ende kujdes dhe durim duke shpresuar se së shpejti do të normalizohet gjendja.

Shpresoj se qytetarët e kuptojnë realitetin dhe se nevoitet ende kohë dhe kujdes që të përballojmë një gjendje të tidhë. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!