Ndryshohen masat: Qytetarët e Tuzi mund të udhëtojnë në Podgoricë

Trupi koordinues nacional ka hequr masat speciale dhe ndalesat që ishin në fuqi për Tuzin dhe në të ardhmën për këtë komunë vlejnë masat si për të gjitha komunat tjera në Mal të Zi.

Qytetarët e Tuzit mund të udhëtojnë për në Podgoricë sepse Podgorica, Tuzi dhe Danillogradi trajtohen si një e tërësi “, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Poashtu, TKN në mbledhjen e sotme ka zbutur edhe disa masa tjera të përkohshme kundër përhapjes së koronavirusit. Ata paralajmëruan qytetarët se rreziku nuk ka kaluar dhe se është e domosdoshme për t’u përmbajtur rreptësisht të gjitha masave në fuqi.

Levizja në të ardhmën është e lëjuar çdo ditë deri në orën 23:00, ndërsa shitoret do të punojnë nga ora 7:00 deri në 22:00./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!