Shërohen 30 persona në Tuz nga COVID-19, vetëm edhe 7 në proces të shërimit

Në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, gjithsej 101 persona të infektuar janë shëruar, njoftojnë nga Institutit të Shëndetit Publik.

Nga komuna e Tuzit numri i të shëruarve ka arritur në 30, kurse në proces të shrimit janë edhe 7 persona.

Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha tha që pacientët nga Tuzi janë trajtuar me sukses në Qëndran Klinike të Malit të Zi.

“Ashtë marrë vendimi për shfuqizimin e të gjitha masave të veçanta për Tuzin. I përgëzoi qytetarët e Tuzi për masat e zbatuara. Kemi kontroll të plotë mbi epidemin në Tuz,” tha Mugosha. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!