Seanca e Kevendit do të mbahet më 28 prill

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, 46 prej tyre, vendosën që për të enjten më 28 prill të caktojnë seancën e Parlamentit në Cetinjë, pasi i kanë shterrur të gjitha mundësitë, tha kreu i klubit parlamentar të Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, në konferencën për media tha se është e rëndësishme që shumica ta thërrasë seancën.“Sot po fillojmë historinë e zhbllokimit të institucionit më të lartë legjidhënës dhe zhbllokimit të të gjitha proceseve që u bllokuan dhe prekën drejtpërdrejtë standardin e jetesës së qytetarëve”, tha ai. Ibrahimoviq beson se kryetari i ri i Kuvendit do të jetë nga PSP dhe shton se duhet të presim me kandidatët për ministra.Konatar ka shpjeguar se nënkryetarja Branka Boshnjak nuk e ka caktuar seancën, edhe pse dje ia kanë dorëzuar nismën dhe se vetëm nga mediat kanë mësuar se ajo nuk do ta bëjë këtë.Konatar tha se Ibrahimoviq është njëri nga nënshkruesit e kësaj nisme, e cila i jep legjitimitet shtesë thirrjes së seancës.Duke komentuar se me caktimin e seancës  hyjnë në zonën e përgjegjësisë penale,

Konatar tha se bashkërisht e kanë dorëzuar nismën dhe nëse dikush dëshiron të bëjë kallëzim penal do ta bëjë ndaj 46 deputetëve.46 deputetë kërkuan caktimin e seancës në të cilën do të zgjidhej qeveria e re dhe kryetari i Kuvendit. Ata kërkuan që seanca të mbahet më 28 prill në Cetine. Përveç zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe qeverisë së re, në rend dite do të jenë edhe ndryshimet në ligjin për akcizat dhe TVSH-në, në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!