Çmimet e derivateve të naftës do të rriten sërish javën e ardhshme.
Çmimet e reja të karburanteve do të hyjnë në fuqi të mërkurën, pasi e hëna është ditë pushimi dhe Ministria e Investimeve Kapitale do të bëjë përllogaritjen dhe do ta publikojë të martën, pra do të jetë e vlefshme nga mesnata e së mërkurës.
Drashko Strikoviq, këshilltar për analiza dhe kërkime të tregut në Shoqatën e Kompanive të Naftës së Malit të Zi , tha se sipas parametrave aktualë, çmimi i benzinës do të rritet për tre cent, Eurodieseli për pesë cent dhe nafta për ngrohje për gjashtë cent.
Strikoviq tha se Eurosuper 95 dhe 98 pritet të rritet për tre cent dhe të arrijë në 1.73 euro dhe 1.77 euro.