Flamuri i Mali të Zi më së shumti u pëlqen shqiptarëve 96 %

Malin e Zi si atdhe të vetë e përjetojnë 92 për qind e qytetarëve, tregon hulumtimi që në fillim të muajit maj e ka kryer agjencia “ipsos” posaçarisht për gazetën Pobjeda.Pesë për qind e të intervistuarve Serbin e ndjejnë si atdhe të vetë, tre për qind e qytetarëve atdhe e konsiderojnë një shtetë tjetër.

Siç mund të pritej, qytetarë që deklarohën si malazezë 99 për qind e përjetojnë Malin e Zi si atdheun e tyre.Përqindje e madhe është edhe te boshnjakë dhe muslimanët (97 %) dhe shqiptarët (94 %).Kurse 78 për qind e serbëve atdhe të tyre e përjetonë Malin e Zi, ndërsa 15 për qind serb atdhe e ndjejnë Serbin.

Sa i përket himnit të Malit të Zi , 72 për qind të qytetarëve u pëlqen.Duke shikuar nga struktura nacionale, shumica e malazezëve 88 për qind e tyre janë të kënaqur me himnin, 94 për qind e Boshnjakve dhe Muslimanëve ndërsa shqiptarëve himni u pëlqen 100 për qind. Siç pritej,himni nuk u pëlqen qytetarëve serb më shumë se dy të tretat e serbëve (68 %) nuk e pëlqen himnin, 32 për qind e tyre e pëlqejnë.

Flamuri shtetëror i Malit të Zi u pëlqen 68 për qind të qytetarëve, ndërsa 28 për qind nuk janë të kënaqur me flamurë.Edhe pse në flamurë nuk ka simbole të popujve pakicë flamuri më së shumti u pëlqehet atyre.

Të dhënat sipas strukturës nacionale janë: flamuri më së shumti u pëlqen shqiptarëve 96 për qind, boshnjakëve dhe muslimanëve 89 për qind pastaj malazezëve 87 për qind. E natyrshme, qytetarëve të nacionalitetit serb në veçanti atyre që ishin kundër pavarësisë së shtetit nuk u pëlqen flamuri shtetëror, 74 për qind janë deklaruar se nuk u pëlqen flamuri ndërsa 26 për qind e pëlqejnë./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!