Vujanoviq takohet me Thaçin dhe Nishanin

Presidenti malazez Filip Vujanoviq është takuar sot në Budva me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin.

Avancim i vazhdueshëm i mardhënieve mes Malit të Zi dhe Kosovës

Vujanoviq në bisedë me Thaçin, konstatoi avancimin e vazhdueshëm të mardhënjëve mes Malit të Zi dhe Kosovës me mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.Vujanoviq shprehu mirënjohje për avancimin e pozitës së minoritetit malazez në Kosovë.

Ai shprehu vlerësimin të veçantë edhe për vendimin e Presidentit të Kosovës,për të vizituar Malin e Zi me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Vujanoviq.

Thaçi falenderoi Presidentin Vujanoviq për ftesë, për përkrahjen që Mali i Zi ka dhënë për Kosovën, që nga ekzodi i 1999 e deri tek njohja e pavarësisë së Kosovës. Kosova është më e sigurt tani kur kemi dy shtete anëtare të NATO-s në kufijtë tanë, ka thënë Thaçi.

Thaçi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore që kanë dy shtetet dhe dy popujt . U pajtuan që shqiptarët në Mal të Zi janë urë lidhëse ndërsa anëtarësia e Malit të Zi në NATO përforcon arkitekturën e sigurisë në Ballkan.

Bujar Nishani - Filip Vujanoviq

Respekt për Shqipërinë për mbështetjen në integrime

Në bisedë me Nishanin presidenti Vujanoviq, shprehi respekt të veçantë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO me pritje që Parlamenti i Shqipërisë sa më shpejt të ratifikojë protokollin e anëtarësimit.Ai vlerësoi lartë vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Mal të Zi në ditën e dhjetë vjetorit të pavarësisë së saj.

Vujanoviq ka shprehur gadishmerinë për vazhdimin e bashkpunimit në rrugën e imtegrimeve në BE duke vlerësuar shumë të dobishme shkëmbimin e përvojave.Presidenti malazez theksoi nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe nevojën për afirmim të përbashkët të projekteve rajonale.

Presidenti Nishani, i uroi Malit të Zi dhjetë vjetorin e pavarësisë duke vlerësuar se ka bërë arritje të respektuara në të gjitha fushat.Ai në veçanti theksoi rëndësinë e nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO, duke pritur ratifikimin e shpejtë në parlamentet e shteteve anëtare.

Nishani u pajtua që marëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të lartë dhe është e sigurtë se do të vazhdohet me përkushtim të përbashkët për afirmimin e mardhënieve të mira./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!