Daboviq largoi nga puna anëtarët e Forcës

Kryetari i komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, në fillim të javës largoi nga puna anëtarët e Forcës dhe në vend të tyre emëroi zyrtarë të koalicionit qeverisës (DPS, PD, UDSH, SD dhe BS) shkruan “Vijesti”.

Nga Forca deklaruan se fjalën e fundit rreth kësaj do ta ketë inspektimi administrativ.

Daboviq zëvendësoi menaxherin e Komunës, Nazmi Sulu, dhe sekretarët për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe aktivitete komunale, Mehmed Millo dhe Mustafë Gorana. Në vendet e tyre, u emëruan kuadrot e SD dhe UDSH. Pritet që kuadro i DPS së shpejti të emërohet në pozicionin e drejtorit të Ujësiellësit, në vend të Fuad Haxhibeti.

Shkarkimi i kuadrove të Forcës në ditët në vijim mund të pritet në Agjencinë për Ndërtim dhe Zhvillim, Radio Televizionin e Ulqinit, por edhe në sektorin e sistemit të informacionit, i cili është brenda kabinetit të Daboviq. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!