Partia Demokratike dhe Forca e Re Demokratike, më herët se që jemi mësuar zakonisht, arritën marrëveshje për modelin e pjesmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Në zgjedhjet e kaluara bisedimet mes subjekteve shqiptare zgjasnin deri në pothujase ditën e fundit të dorëzimit të listave, ndërsa kësaj radhe, të paktën mes këtyre dy partive, përfunduan me shpejt dhe pa shumë bujë.
Kryetari i PD, Fatmir Gjeka, thotë se ata kanë tentuar që të formojnë një listë të vetme, por se egot dhe ambiciet personale politike të disave, kanë ndikuar që kjo të mos realizohet.
Ai kritikoi subjektet që shkojnë në listat qytetare, duke aluduar tek UDSH, pasi sipas tij ata nuk përfaqësojnë votuesit shqiptar.
“Ata në listë mund të përfaëqsojnë vetëm veten e tyre, por jo votuesit shqiptar, pasi nuk kanë vota të mjaftueshme për deputet.” – është kategorik Gjeka.
Ai shprehu besimin se bashkëpunimi i filluar me Forcën dhe subjektet e tjera do të vazhdojë edhe në nivel lokal në periudhën e mëtejshme, dhe thekson se tashmë partitë shqiptare kanë nevojë për partneritet dhe bashkëpunim dhe jo për liderë politik.