Referendumi eventual për NATO pas zgjedhjeve parlamentare

Vendimin për shpalljen e referendumit eventual për antarsimin e Malit të Zi në NATO duhet ta sjellë Kuvendi i ri pas zgjedhjeve dhe jo ai aktual, është shprehur deputeti i PDS-së Miodrag Vukoviq.

Ai tha se ky është qëndrimi i ti personal por beson që të njëjtin qëndrim ka edhe partia të cilës i takon.Ai njëherë është shpreh se partia e tij nuk do të përkrah rezolutën e PSP (SNP) më të cilën parashihet mbajtja e referendumit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Ai tha se është i sigurt se në rast të mbajtjes së referendumit, qytetarët do e mbështesin rrugën drejt NATO-s dhe kundërshtarët e anëtarësimit, si në rastin e referendumit për pavarësi, do të deklaronin se është vjedhur./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!