BE hap dy kapituj të rinj për Malin e Zi

Bashkimi Evropian ka hapur 2 kapituj të rinj për negocim me Malin e Zi.

Në konferencën ndërqeveritare të mbajtur ditën e djeshme në Luksemburg, BE për Malin e Zi ka hapur kapitujt “Lëvizja e lirë e mallrave” dhe “Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore”.

Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht kapitullin “Marrëdhëniet e jashtme”. Gjithashtu thuhet se në kuadër të negociatave të pranimit Mali i Zi ka hapur 28 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht 3 prej tyre.

Mali i Zi ka nisur negociatat e pranimit në vitin 2012./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!