Rinovimi i shkollës shqipe në Dacaj shpresë për mbijetesë dhe një ardhme më të mirë

Shkolla fillore në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës është themeluar para 50 vitesh, nëpër të kanë kaluar shumë gjenerata, por për shkak të kushteve të këqija, intensivisht numri i nxënësve nga viti në vit është duke u zvogluar dhe tani ka vetëm 23 nxënës në nëntë klasa dhe është e vetmja shollë në gjuhën shqipe në këtë komunë.

Sipas drejtorit të ri Haxhi Lajçi, i cili në këtë shkollë që 25 vite punon si mësimdhënës, është planifikuar që në shtator të këtij viti të shënohet jubileu ”50 vjetë ekzistencë”.

Siç thotë Lajçi, kushtet në të cilat zhvillohet mësimi janë larg nga standardet, por ka filluar akcionin për hartimin e projektit dhe dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që me ndihmën e institucioneve dhe donatorëve të rinovojë ndërtesën shkollore me qëllim të krijimit të kushteve themelore për zhvillimin e mësimit.

Ai është i sigurt se në këtë mënyr do të rritet numri i nxënësve, të cilët për shkak të kushteve të këqija, vendosin të ndjekin mësimin në shkollat që nuk janë në gjuhën shqipe, që në një mënyrë kontribon në asimilimin e shqiptarve dhe emigrimin e popullsisë shqiptare nga kjo zonë.

Lajçi apelon te institucionet kopetente, që të rinovojnë këtë shkollë dhe të përmirsohen kushtet e punës. Ai tha se ka kontaktuar edhe me njerëzit nga diaspora të cilët dikur kan ndjekur mësimin në këtë shkollë dhe ata kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që pjesërisht të ndihmojnë në renovimin dhe adaptimin e shkollës.

Pasi që ka filluar ndërtimi i rrugës drejt Shtedim, hapet mundësia për kthimin e popullsisë shqiptare në këto zona, që me siguri do të ndikojë në rritjen e numrit të nxënësve në këtë shkollë.

Drejtori Lajçi beson se me ndihmën e shtetit dhe institucioneve lokale dhe me donacionet nga individët dhe organizatat do të ketë suksesë që shkollën fillore “Dacaj” të renovojë, dhe dëshira e tij më e madhe është që në këtë oborr, kurrë mos të ndalen zërat e nxënësve që krijon shpresë për mbijetesë dhe për një të ardhme më të mirë./Malësia.ME/

Fotografia e Rožaje Vijesti

Shperndaje