Nimanbegu, takim me përfaqësues të EPP

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu siç njofton përmes facebookut është takuar sot me delegacionin e Partisë Popullore Evropiane (EPP)- udhëheqëse në Parlamentin Evropian.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Nimanbegut:

Në Kuvendin e Malit të Zi me bashkëpunëtorë u takova, me delegacionin e Partisë Popullore Evropiane (EPP)- udhëheqëse në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga z.Paulo Ranger, nënkryetar i EPP dhe Antar i Parlamentit evropian.

Mysafirët veçanërisht u interesuan për pozitën e partive shqiptare në Mal të Zi dhe bashkëpunimin ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë dhe koalicionit me PDS-në dhe me opozitën.

Në grupin e mysafirëve ishin edhe Doris Pack, kryetare e grave të EPP, Patrick Voller, sekretar për marrëdhëniet me jashtë të EPP, Danijel Glunçiq, nga parlamenti kroat, Vladimir Orliq nga parlamenti serb si dhe Norbert Beckman – Dierkes, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Serbi dhe Mal të Zi me bashkëpunëtorë, që ishin edhe bashkë-organizatorë të këtij takimi.

Fotografia e Genci Nimanbegu

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!