Ministri Dukaj u takua me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi

Sot, realizuam një takim në Ministrinë Administratës Publike të Malit të Zi, ku u pritëm nga ministri Marash Dukaj dhe sekretari i shtetit Agron Camaj.

Ministrit i uruam punë sa më të frytshme dhe të mbarë në detyrën e re si ministër, më këtë rast diskutuam për disa çështje me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi, si: definimi i statusit të këshillave kombëtare; nevoja për përkujdesjen për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike ku parashihet me ligj, sidomos në trevat ku jetojnë shqiptarët; nevoja e bashkëpunimit për evidentimin përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në institucionet publike në Mal të Zi, etj.

Ky takim ishte një hap i mbarë ku shpresojmë se në vazhdim do të kemi bashkëpunime më konkrete.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarve në Mal të Zi

Shperndaje