Vllaznia zyrtarizon marrëveshjen me Kristijan Vulaj

Vllaznia ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit shqiptar nga Mali i Zi Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet me klubin shkodran.

Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiç, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiç, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtaren e vendit fqinj.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiç, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj.

KF Vllaznia i uron 24 vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu!

Mirë se erdhe Kristijan Vulaj”, njofton Vllaznia.

Shperndaje