Knezheviq kundër gjuhës shqipe në Parlamentin e MZ (Video)

Një debatë shum i ashpër i cila ka zgjatë rreth një orë është zhvilluar dje në Parlametin e Malit të Zi, në këtë debatë ishin të kyçur deputetët Genci Nimanbegu,Nik Gjeloshaj,Millan Knezheviq,Sllaven Radunoviq,Predrag Bullatoviq,Dritan Abazoviq dhe kishte të bënte me gjuhën shqipe dhe shqiptarët.

Pasi që deputeti Genci Nimanbegu fjalimin e tij e mbajti në gjuhën shqipe reagoi deputeti i Frontit Demokratik, Milan Knezheviq, i cili tha që nuk do i përdori kufjet dhe nuk do të komunikojë me deputetët shqiptarë deri në momentin që e njëjta gjë ty mundësohet edhe deputetëve serb dhe malazez në Parlamentin e Shqipërisë.

*Vlen të cekët se në Parlamentin e Shqipërisë nuk ka asnjë deputetë as serb dhe as malazez.

Knezheviq kërkoi që në momentin kur deputetët shqiptar do mbajnë fjalimet në gjuhën shqipe në kufjet e tij të lëshohen këngë të këngëtarëve të tij të preferuarë.

Në atë moment reagoi deputeti i ASH,Nik Gejloshaj për shkak të ofendimit të gjuhës shqipe dhe kërkoi nga Knezheviq që mos të ofendoi më në këtë mënurë gjuhën shqipe dhe popullin shqiptarë në Mal të Zi dhe më gjërë.

Pastaj fjalën e mori Knezheviq i cili tha se Gjeloshaj duhej të arrestohej, për shkak se në Parlament ka ricikluar fjalorin e gjuhës malazeze së bashku me stemën e Malit të Zi.Gjeloshaj iu përgjigj duke thënë se nuk ka recikluar asnjë stemë dhe as kurrë nuk do i bien ndërmend të bëjë një gjë të tidhë, ashtu siç i respektoj simbolet e mija i respektoi të gjitha tjerat .Unë kam ricikluar disa faqe fjalorit të cilat në to ofendohen shqiptarët, të cilat do i ricikloja sërish dhe nuk kam bërë asgjë që mund të rrezikoi shoqërin apo Malin e Zi qytetarë, tha Gjeloshaj.Ndërsa deputeti Nimanbegu mes tjerash ka thënë se nuk mundet askush të u’a ndalojnë të flasin shqip.

Këtë debat mund të ndiqni në videon me poshtë nga 5:31:30 deri në 6:25:28/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!