Vujanoviq-Matarella: Së shpejti ratifikimi në parlamentin italian

Italia është një nga investitorët kryesorë në Mal të Zi dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve ka përmbushur të gjitha pritjet dhe paraqetë një platformë të shkëlqyer për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, vlerësuan presidentët e të dy vendeve, Filip Vujanoviq dhe Sergjo Matarella.

Matarella ka thënë se pret që Parlamenti italian së shpejti do të përfundojë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Vujanoviq qëndroi sot për vizitë zyrtare në Itali me ftesën e presidentit të atjeshëm, Sergjo Matarella./Malësia.ME/

Shperndaje