Cungu vizit në kullën e Haradinajve dhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së

Kryetarët e komunave të Ulqinit dhe Plavës, Nazif Cungu dhe Orhan Shahmanoviq vizituan sot kullën e Haradinajve dhe varrezat e dëshmorëve të UÇK-së.

Sot isha mysafir në kullën e Haradinajve në Gllogjan të Deçanit, në familjen që ka dhënë shumë heronj për çlirimin e Kosovës. Po ashtu bëra homazhe në varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me sakrificën sublime të tyre mundësuan lirinë e Kosovës dhe ngritën lartë lavdinë e kombit shqiptar, shkruan në facebook kryetari i Ulqinit Nazif Cungu.

Fotografia e Nazif Cungu
Fotografia e Nazif Cungu
Fotografia e Nazif Cungu
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!