Ulqin: Këshilltari Kovaçi nuk do të marrë më pjesë në mbledhjet e Kuvendit

Këshilltari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zë në Kuvendin komunal të Ulqinit, Hajredin Kovaçi, nuk do të vazhdojë të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit, në shenjë bojkoti pasi një pjesë e materialit të Kuvendit nuk ishte i përkthyer në gjuhën shqipe.

Kovaçi për televizionin Teuta tha se ky fenomen fatkeqsisht ka ndodhur gjithmonë edhe në të kaluarën me gjithë insistimet e keshilltareve, por se tashmë ka ardhur koha që të ndërmerren masa radikale për këtë çështjë. Ai tha se në mbledhje nuk do të marre pjesë derisa kjo situatë të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

“Tash disa muaj kërkojmë që të na mundësohet e drejta jonë kushtetuese, ligjore dhe statutore dhe të gjithë materialet të na dorëzohen në gjuhën shqipe. Këtë të drejtë në këtë kuvend ne nuk mund ta realizojmë”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, kjo e drejtë është fundamentale. “Është përcaktuesi kyç i identitetit tonë. Prandaj, për dike kjo mund të jetë pak, por për ne është shumë e madhe”, theksoi Kovaçi duke kërkuar po ashtu që emri t’i shkruhet në origjinal.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!