Siç njofton nënkryetari i komunës së Gucisë٫ Edon Balidemaj nga nesër në këtë komunë ndërprehet ora policore dhe hiqet karantina si dhe fillojnë me punë lokalet.
NJOFTIM
Nga nesër në Guci:
• 1. Fillojnë punën gastronomia (kafenet, baret, restorantet, hotelierit, etj.)
Max. 2 persona për tavolinë në ambient të mbyllur dhe max. 4 persona për tavolinë në ambient të hapur – duke rrespektuar distancen mes tyre min. 2 metra,
Ndalohet vetësherbimi dhe ulja në/afër banakut,
Orari: 06:00 deri në ora: 22:00;
• Ndërprehet ora policore, hiqet karantina për Gucinë dhe kufizimet tjera të veçanta;
• Maskat janë obligative, në ambient të hapur dhe të mbyllur në gjithë territorin e Malit Zi.
Do të ketë kontrolle shtesë mbi rrespektimin e masave dhe nuk do të ketë tolerancë sepse nëse nuk rrespektojmë ato, përveç që rrezikojmë shendetin publik edhe do të ketë rimbyllje.
Distancën 2 m, maskën dhe higjienen!