Shpallet përsëri epidemia – Maskat ​​të detyrueshme jashtë dhe brenda në të gjithë shtetin

Mali i Zi ka shpallur përsëri epidemin e koronavirusit në të gjithë territorin, dhe nga nesër maskat ​​janë të detyrueshme, si jashtë edhe brenda në të gjithë Malin e Zi.

Që nga nesër, hyjnë në fuqi disa masa të reja të përkohshme, qëllimi i të cilave është parandalimi i mëtejshëm i përhapjes së koronavirusit të ri.

Masat për tërë Malin e Zi

Siç njoftojnë nga Qeveri, vendosja e maskave ​​mbrojtëse jashtë dhe brenda është e detyrueshme në të gjithë Malin e Zi, përfshirë fëmijët mbi moshën shtatë vjeç, përveç në plazhe dhe parqe kombëtare, me kusht që të respektohet distanca fizike dhe masat e përcaktuara më parë.

Tubime e personave është kufizuar në të gjithë territorin e shtetit në maksimum 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura, me detyrimin që të respektohet distanca fizike të paktën dy metra. (Ky detyrim nuk vlen për ndërtesat e banimit.)

Për shkak të rrezikut jashtëzakonisht të lartë epidemiologjik që paraqesin disa tubime të caktuara,deri me 6 gusht mes tjerash nuk do të punojnë klubet e natës. Gjithashtu, në fuqi ende është ndalimi i organizimit të dasmave,mbrëmjeve të maturës, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private.

Masat që përcaktojnë punën e objekteve hotelerike në kryeqytetin Podgorica, Cetinjë dhe Nikshiq – janë të detyrueshme nga nesër edhe në komunat Pluzhinë, Zhablak, Shavnik, Danilovgrad, Tuz, Kolashin, Mojkovcë, Andrijevicë, Plavë dhe Guci.

  • Më së shumti 2 persona në tryeza brenda, 4 në tarracë
  • pa vetë-shërbim
  • midis tryezave të paktën 2m hapsirë

/Malësia.ME/

Shperndaje