Kriporja duhet të jetë pronë e Komunës së Ulqinit e jo e Qeverisë!

Vendimi i Këshillit për Privatizim të Malit të Zi i datës 21.07.2021 që prona e Kripores së Ulqinit të regjistrohet si tokë shtetërore është vetëm gjysma e një lajmi të mirë e të mirëpritur, sepse këtë pronë nuk e ka paguar dhe marrë Qeveria e Malit të Zi, por Komuna e Ulqinit sipas vendimit nr. 05-1657/2 e datës 9.05.1965.

 
Pra, Kriporja NUK DUHET të jetë pronë e Qeverisë së Malit, por pronë e Komunës së Ulqinit — me vendimet e së cilës është marrë nga pronarët dhe e cila së bashku me këtë organizatë shoqërore i ka dëmshpërblyer pronarët.

 
Qeveria deri më tani ka treguar kapacitetin e plotë vetëm për ta shkatërruar Kriporen dhe pronën e saj dhe tani i takon asaj që t’ia kthejë këtë pronë Komunës së Ulqinit.
Deri më tani nuk ka ditur të gjejë hajdutët e makinës për paketim, hajdutët e pompave, hajdutët e eskavatorit të Euronatur…, por shyqyr që ka ditur për ta respektuar planin hapsinor i cili me amandamentin e deputetit Genc Nimanbegu nuk është bërë tokë ndërtimore. 

E ftojmë Qeverinë e Malit të Zi, që në bazë të Ligjit për Pronën Shtetërore t’ia kthejë Komunës së Ulqinit 14 524 051 metrat katrorë të kësaj prone në disponim. 

Dr. Ilir Çapuni 

Shperndaje