Follow Us Summer Fest 2016 për herë të parë në Malësi

Follow Us Summer Fest 2016 vjen për herë të parë në Malësi.Ky është një festival i lojërave rekreative që për herë të parë organizohet në territorin e Komunës së Tuzit i cili do mbahet me datën 23/24 gushtë në oborrin e Gjimnazit 25 maji,me fillim në ora 18:00.

Festivali është i hapur, dhe hyrja është e lirë për të gjithë vizitorët. Qëllimi i festivalit është që të bashkojë së bashku të rinjtë dhe të inkurajoj shoqërimin nder ta. Ftohën të gjithë qytetarët të vijnë dhe të mbështesin festivalin me praninë e tyre – argetimi është i garantuar!

Rregullat e aplikimit

1. Min. 4, max. 6 anëtar
2. Emri i skuadres
3. Kapiteni/nr. telefonit
4. Emrat e të gjithë anëtarëve
5. Sipas mundësive ekipe të kombinuara (mashkull – femër)
6. Mosha 15-30 vjet

Rregullat e lojës

1. Numri i njëjtë i anëtarëve për çdo lojë
2. Ekipet janë të lejuar të marrin pjesë deri në tri herë për lojë
3. Çdo skuader është e detyruar të referohet tek animatoret për çdo lojë para pjesmarrjës
4. Në rast të mos zbatimit të rregullave ekipi do të diskualifikohet

Aplikimi i skuadres mund të bëhet KËTU

PROGRAMI I FESTIVALIT

DITA I (23. gusht)

Dita e parë është ditë e rekreacionit dhe sportit. Nuk do të ketë konkurrencë neper ekipe, por të gjithë do të jenë në gjendje për të ardhur dhe të argëtohen duke luajtur lojëra të ndryshme. Disa nga lojrat që ju mund të provoni janë: volejboll, pingpong, badminton, rrezimi I kulles prej gotave, bowling, kërcim së gjati (kamë puc) etj.
Do të jetë ngritur tavolina per lojëra shoqerore.
Gjithashtu do të jetë një hapësirë per palestre, yoga dhe salsa, atëherë konkurrenca në selfie më të bukura do të vendoset në faqen e fb.
Oborri I gjimnazit është i mbuluar me Pokemona, ku ju do të keni mundësi ti kërkoni duke luajtur lojën Pokemon HUNT, për cdo pokemon te gjetur do të fitoni një pije freskuese.
Si pjesa më interesante e ditës do të jetë gara ne ushqim dhe më pas në pirje të birrës.

PROGRAMI I DITËS:

18h deri 18: 45h – Hapja e festivalit
Nga 19h – Lojrat janë të hapura për të gjithë vizitorët
21: 15h – Gara në ushqim
22h – Gara në pirje të birrës
23h – Fundi i ditës së parë, shpallja e ditës dytë dhe e ekipeve te paraqitura,pastaj DJ do te na argetojë

DITA II (24. gusht)

Dita e dytë është e rezervuar për konkurrencën e të gjitha ekipeve që janë të paraqitura. Do të keni edhe pak kohë për tu paraqitur dhe pastaj konkurrenca mund të fillojë. Lojërat në të cilat ekipet do të konkurrojnë janë:
1. Ngrehja e litarit
2. Pasimi i tollumbacve me ujë
3. Kalimi i ujit nga një enë në tjetren
5. Spin and score
6. Pasimi I frizbit me gjunjë
7. Vrapim në shkumë
8. Kalimi I topit nga gota në gotë
9. Pasimi i hula hop deri në fund
10. Kalimi I një gotë uji me pengesa nga ekipi kundershtar
11. Gjarpëri
12 Gjuajtja e objektivit me tollumbace

Mbas ketyre lojrave do të jetë finalja, loja e fundit ku dy (ose më shumë) ekipe më të mirë do te garojnë, dhe pastaj do të shpallim fituesin e festivalit.

PROGRAMI I DITËS II:

18h deri 18: 15h – mbledhjen e ekipeve
18: 30h – Fillimi I garave
21: 30h – Mbyllja e lojrave
21: 45h – Shpallja e finalistëve dhe garimi i fundit
22: 30h – Shpallja e fituesve;
22: 45h – Argëtim

SHPERBLIMET

Fituesi i festivalit – 150e
Vendi i dytë – 50e
Pirja e birrës – pije në kafe bar MARS në vlerë deri 10E
Konkurrenca në ushqim – darkë në Tinas piceria per dy
Selfie më e bukur – SURPRIZ!
Pokemon HUNT – pije freskuese

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!