Sinishtaj: 107 cisterna mi financoi KU Tuz, nuk duhet ujësiellësi për zonat malore

Me cisternën e Iniciativës Qytetare (IQ), e cila në bashkëpunim me KU të Tuzit, furnizon me ujë zonat malore të Malësisë, deri me 17 gusht ka shprënda 107 cisterna ujë.

Këshilltari i IQ, Vasel Sinishtaj, tha se me KU Tuz kanë bashkpunim të shkëlqyer dhe se pothuajse nuk ka vend që nuk është ”mbulual” me ujë. Marrëveshja me KU Tuz, siç theksoi ai, parashehë që KU e Tuzit të paguaj shoferin e cisternës dhe të siguroi karaburantin, ndërsa obligimi i IQ është të mirëmbajë automjetin dhe të sigurojë shoferin.

Sinishtaj theksoi se me ujë kanë furnizuar: Omerbozhajt, Malin e Kakarriqit, Kshevën, zonën e Hotit nga Drumja deri në Traboin dhe vendbanimet tjera.

Cisterna jonë është 11.000 litrash dhe nuk mund të kalojë gjithkund. Në këso rastesh ne lajmërojmë KU Tuz e cila me automjetë më të vogël shkon në vendet ku ne nuk mund të kalojmë, tha Sinishtaj.

Sinishtaj tha se kyçja në ujësiellësin e qytetit nuk do kishte domethënje të madhe për popullin në zonat malore, sepse, kryesisht ata merren me blegtori dhe bujqësi.

Edhe në qoftë se i kyçin në ujësiellësin e qytetit, nuk do jenë në gjendje të paguajnë gjithë atë ujë për bagëtin apo ujitjen, tha Sinishtaj./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje