Nuk do të kenë kandidat presidencial

Partitë e pakicave që janë pjesë e koalicionit qeveritar dhe që kanë klubin e përbashkët të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi, siç qëndrojnë gjërat tani, nuk do të kenë kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.

Nga Partia Boshnjake, koalicioni ”Shqiptarët e Vendosur” dhe Iniciativa Qytetare Kroate, thanë se nuk kanë diskutuar deri tani për këtë çështje dhe se do të ishte e  kotë të propzohet kandidati i cili nuk do të kishte shans për të fituar.

Fotografia e Anton GjokajKryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarve (UDSH), Mehmet Zenka tha se kandidati i partive të pakicave nuk do mund të fitonte dhe se pakicat duhet të mbështesin kandidatin që mund të garantojë se Mali i Zi do të jetë shoqëri multietnike.

Zenka, i cili është Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, shpjegoi se askush deri tani me UDSH-në nuk ka diskutuar për zgjedhjet presidenciale dhe kandidatin presidencial.

Sa u përket shqiptarëve, Mali i Zi është akoma larg pjekuris që presidenti i saj të jetë shqiptar. Edhe nëse të gjitha pakicat mblidhen rreth kanditatit të tyre, kjo praktikisht nuk mund të japë rezultatë, është e kotë të propozohet kandidati kur ai nuk mund të fitojë, tha Zenka.

Fotografia e Anton GjokajKryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate (HGI), Marija Vuçinoviq tha se patitë e pakicave duhet të dakordohen mbi çështjen e zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.

Është ende herët që të flitet për kandidatin, por qëndrimi im është që përfaqësuesit e partive të pakicave duhet të ulen në tryezë dhe të dakordohen mbi këtë.

Fotografia e Anton GjokajNga Partia Boshnjake u shprehen se në organet e kësaj parti ende nuk kanë diskutuar mbi çështjen e zgjedhjeve presidenciale.

”Preokupimi ynë aktual janë zgjedhjet lokale që do mbahën gjatë këti viti dhe në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, u shprehen nga PB./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!