Për tri netë me radhe, më 18, 19 dhe 20 gusht, u zhvillua në Vitojë të Malësisë, edicioni i pesë i Festivalit Mbarëkombëtar “Rapsha 2017”.
Të tri netë manifestimi filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse përmes qëndres së Tuzit, ku nëtën e parë u priu nikoqiri dhe organizator i këtij Festivali SHKA “Rapsha”.
Rreth 30 grupe folklorike dhe mbi 600 artistë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Presheva si dhe Diaspora përfshi këtu edhe grupet artistike arbëreshe nga Kalabria dhe shqiptarët e Amerikës shfaqën përpara publikut, një program tejet të pasur artistik me këngë dhe valle nga fondi i pasur i trashëgimisë kulturore dhe artistike të popullit shqiptarë.
Ky Festival ka karakter garues dhe të gjitha grupet pjesëmarrëse, u nënshtruan vlerësimit nga një juri profesionale e përbërë nga: Prof. Dr. Zymer Neziri – Kryetar, Prof.Dr Ramazan Bogdani, Prf Zeqerije Neziri, Prof Esat Ruka dhe Prof.Dr Albin Sadiku të cilët vëndosën që:
Vendin e parë e fitoi ”Ansambli Rugova” – Rugovë, nga Peja, vendin e dytë e zuri ”Grupi polifonik” Lunxheria dhe vendin e tretë Grupet Arbreshë ”Shkëmbi dhe Shkëndija” nga Kalabria – Itali.
Rapsodi më i mirë u shpall lahutari Jonuz Delaj, veshja mëtradicionale i takoi SHKA ”Ded Gjo Luli” nga Taboini ndërsa rituali më i mirë i takoi SHKA ”BESA” nga Trieshi./Malësia.ME/