URA –Ulqin : “Dritani e humbi betejën, JO luftën”

3 nga 4 deputetë shqiptarë në Parlament votuan për rënien e Qeverisë së Dritanit! 2 nga Ulqini, një nga Tuzi!

Pse!? Sepse:

1. Si asnjëherë me parë ndihmoj integrimin e shqiptareve në institucione shtetërore!

2. Ktheu Valdanosin dhe kriporen!

3. Krijoj kushtet për ndërtimin e dy hoteleve me 5 yje në Ulqin!

4. Krijoj kushtet Ndërtimin e urës mbi Bunë!

5. Luftoj Krimin e organizuar dhe korrupsionin!

6. Mbështeti krijimin e kushteve për investime kapitale ku jetojnë shqiptarë!

3. Deputetët që mbështetën që Dritani të bie,, pa rezervë mbështetën Gjukanoviqin gjatë dekadave në shkatërrimin e Galebit, Shitjen e Valdanosit dhe devastimin e ekonominë Sidomos në komunat Ku jetojnë shqiptarët!

4. Indirekt mbështetën tkurrjen e vendeve ku jetojnë shqiptarët si dhe përfshirjen e tyre më të ulët në institucionet shtetërore me dekada!

Dritani e humbi betejën, JO luftën. Kjo do të dëshmohet shumë shpejt në proceset e ardhshme! shkruan në statusin e vet të facebook- ut , Lëvizje Qytetare URA.

Shperndaje