Ja emrat e Listës së Lidhjes Demokratike Shqiptare

Anëtarë dhe aktivistë të Lidhjes Demokratike, si edhe intelektualë e veprimtarë të tjerë shqiptarë, nga Bregu i Bunës e deri në Majat e Rozhajës, formuan dhe dorëzuan në Komisionin zgjedhor, listën gjithëpërfshirëse shqiptare, të emëruar si “Lista e Lidhjes Demokratike Shqiptare”, thuhet në një kumtesë për opinion të kësaj liste.

Kjo Listë, që me paralajmërimin e vet, si Lista Shqiptare, fitoi simpatinë dhe përkrahjen e qarqeve të ndryshëm shqiptare, në rend të parë të atyre që dëshirojnë faktorizimin e shqiptarëve në Mal të Zi, pasi që aktivistët e sajë janë këmbëngulës për veprimtari në këtë drejtim.

Ata nuk pranuan as ofertat as presionet e ndryshme për t’u bërë pjesë e koalicioneve të formuara, e të cilat vetëm kanë proklamuar orientimin duke lidhur fatin e vet politik me partinë aktualisht në pushtet.

Ofertat nga koalicionet ne fjalë, sado joshëse për individin apo subjektin, u trajtuan si të dëmshme e të pafavorshme për shqiptarët dhe përfaqësimin e tyre.
Kjo listë nuk pati, as nuk ka, gatishmëri të lidhë fatin e vet politik me ata që nuk realizuan asgjë nga premtimet dhe kërkesat e dhëna shqiptarëve me dekada të tëra, por as me satelitët e tyre, po, si partnerë të denjë do të provojnë të sigurojnë atë që shqiptarëve u takon, me ata që do t’i respektojnë.
Përndryshe, pa këtë listë, shqiptarët e Malit të Zi qëllimisht do të hidheshin në përqafim të subjekteve të ashtuquajtura qytetare malazeze, për çka natyrisht se përgjegjësi do të mbante i gjithë spektri politik shqiptar.

Me paraqitjen e kësaj liste, qytetarit përfundimisht i jepet mundësia që të zgjedhë; të zgjedhë që të bëhet faktor, e jo të mbetet dekor!

Listën e udhëheq veprimtari Nikollë Camaj, kurse pasojnë Ahmet Gjonbalaj, Jimmy Daci, Antigona Kukaj, Salih Duraku, Ivan Ivanaj, dr. Isat Jakupi, dr. Kenan Kurtaga,, Adelina Daci, Shpresa Kukaj-Kurtaga,Prela Ujkaj e shumë veprimtarë të tjerë, me grada shkencore e të profesioneve të ndryshme.
Prandaj, me guxim, vetëm përpara!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!