Lista e Lidhjes Demokratike Shqiptare ”vjedh” logon e fushatës

Partitë politike të Shqiptarëve në Mal të Zi në zgjedhjet parlamentare që do të mbahën me 16 tetor, do të marri pjesë me tri lista zgjedhore.

Njëra nga këto tri lista ka bërë edhe gafën e parë elektorale, konkretishtë Lista e Lidhjes Demokratike Shqiptare e cila përbëhet kryesisht nga anëtarët e degëve të LDnëMZ nga Malësia, Plavë-Gucia dhe Rozhaja, e të cilën e udhëheq Nikollë Camaj.

Kjo listë mbrëmë ka bërë publike logon e tyre që do të përdorin në fushatën elektorale, por duket që nuk e kanë lodhur shumë fantazinë për posterin e fushatës, por i kanë rënë shkurt duke marrë logon e FEDERATËS NACIONALE TË SHOQATAVE SHQIPTARE – ITALI.

Më poshtë mund të shikoni logon e Listës së Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe atë origjinalen e Federatës Nacionale të Shoqatave shqiptare në Itali.

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

 

lista-e-lidhjes-demokratike-shqiptare

 

Shperndaje