Markoviq: Fushata e Frontit demokratik primitive

Zëvendëskryeministri Dushko Markoviq, ka thënë se në këtë moment janë krijuar kushtet për organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare. Ai beson se fushata në Mal të Zi është primitive. Ai në Orën qytetare, e cila u organizua nga Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT), tha se zgjedhjet e planifikuara më 16 tetor janë të rëndësishme për shkak se “Mali i Zi në katër vitet e ardhshme duhet të zgjidh çështje të rëndësishme strategjike.

Markoviq kosideon se fushata zgjedhore në Mal të Zi është vulgare dhe primitive.

“Ajo që bën FD është primitive, dhe dallohet nga traditat dhe moralI malazeze. Ai u bëri thirje  qytetarëve që me 16 tetor të dalin në votime “të lirë, personale dhe me besim të qartë politik” dhe të votojnë për opsionin që ata mendojnë se është më i miri.

Ai beson se nuk është mirë që paratë për financimin e fushatës politike vijnë nga jashtë. Prandaj, thotë ai, që autoritetet të cilët  janë duke ndjekur transparencës dhe burimet e financimit, Agjencia dhe Zyra Speciale e Prokurorisë së Shtetit, duhet të luajë një rol aktiv. Markoviq vlerëson se në zgjedhjet parlamentare të tetorit, pjesëmarrja do të jetë më shumë se 70 për qind.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!