Vujanoviq – Dinosha: Forcimi i bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Kosovës në interes të përbashkët

Ish – ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri Ferhat Dinosha është emëruar Ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë.

Presideti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka biseduar sot me Ferhat Dinoshën në Podgoricë në prag të marrjes së detyrës së re- Ambasador i Malit të Zi në Kosovë.

Bashkëpunimi në mes të Malit të Zi dhe Kosovës është mjaft kuptimplot në fushën e intensifikimit maksimal të marrëdhënieve bilaterale, vlerësuan Vujanoviq dhe Dinosha.

Bashkëbiseduesit theksuan se, një bashkëpunim i tillë është në interes të përbashkët për qytetarët e Malit të Zi dhe Kosovës,shkruan Malësia.ME.

Vujanoviq theksoi se janë plotësuar kushtet që dy vendet fqinje të shkëmbejnë ambasadorët pasi që komuniteti malazez në Kosovë është njohur nga Ligji për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, në dhjetor të vitit 2011, dhe ka marrë mbështetje nga të gjitha subjektet relevante malazeze në Kosovë.

U theksua se Kosova është duke kaluar nëpër një periudhe specifike të jetës parlamentare, dhe kjo ndikon dukshëm në dinamikën e ndryshimit të Kushtetutës, që komuniteti malazez të përfshihët në aktin më të rëndësishëm ligjor në Kosovë.Vujaoviiq tha se ka garanci të fuqishme se interesat dhe të drejtat e bashkësisë malazeze në Kosovë do të mbrohen.

Dinosha tha se do të përkushtohet për bashkëpunim mes dy vendeve, duke theksuar angazhimin e tijj për afirmimin e miqësisë dhe mirëkuptimit të plotë me qëllim për avancimin e marëdhëjeve përndryshe kuptimplota ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës./Malësia.ME/

Shperndaje