Pjesëmarrja e partive shqiptare dhe boshnjake në qeveri e nevojshme për pajtimin e Malit të Zi

0

Në qeverinë e ardhshme të unitetit nacional, pjesëmarrja e çdo qytetari është e rëndësishme, tha kreu i koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq, duke deklaruar se është pritshme që Partiat Shqiptare dhe Partia Boshnjake të jetë pjesë e qeverisë së re.

Krivokapiq kujtoi se në marrëveshjen e nënshkruar nga udhëheqësit e tre koalicioneve, theksohet qartë pjesëmarrja e pakicave, të cilat aktualisht janë parlamentare.

Ai tha se, nëse të gjithë qytetarëve të Malit të Zi u dëshirohet e mira, pjesëmarrja e partive të pakicave në qeveri është e nevojshme.

“Ne patëm takime joformale, kësaj here do ti zyrtarizojmë dhe do të vijmë deri te zgjidhja më e mirë, sepse qeveria jonë është qeveria e shpëtimit dhe unitetit nacioanal,” tha Krivokapic në një intervistë me agjensin Mina, transmeton malesia.me.

“Ajo që pritet është që partitë shqiptare dhe boshnajke të vijnë në qeveri të re dhe të arrijmë atë që është e nevojshme, dhe kjo është që të gjithë ne besojmë në pajtimin në Malin e Zi,” tha Krivokapiq./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!