Abazoviq akuzon Gjukanoviq, po mbron klanet kriminale

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq akuzoi presidentin Millo Gjukanoviq se punon në “mbrojtje të rrjeteve kriminale brenda vendit” pasi qeveria e tij bëri një numër rekord arrestimesh. Kështu ka thënë Abazoviq në një intervistë për “Washington Examiner”.

“Presidenti Gjukanoviq është në krye të kësaj,” tha Abazoviq, duke e akuzuar atë për nxitjen e ndarjeve fetare dhe etnike që çuan në rënien e qeverisë së tij në muajin gusht. Ai i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të ndihmojë në përshpejtimin e hyrjes së Malit të Zi në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se një bllok më i madh evropian mund t’i rezistojë më mirë Rusisë.

Abazoviq tha se mbështetja më e madhe amerikane në luftën e Malit të Zi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë sanksionet e synuara, do të “ulte tensionet” midis shteteve të ndara të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i drejtonte interesat e tyre drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.  “Udhëheqësit rajonal inkurajojnë ndarjet etnike në mënyrë që të mbulojnë marrëdhëniet e tyre korruptive,” tha Abazoviq./TvTeuta/

Shperndaje