Ministri Dukaj u prit në Komunën e Prishtinës nga kryebashkiaku, Përparim Rama

Gjatë vizitës në Republikën e Kosovës, ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, u prit në Komunën e Prishtinës nga kryebashkiaku, z. Përparim Rama.

Gjatë takimit u diskutua për përvojat e dy vendeve në fushën e decentralizimit dhe forcimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale, ligjeve në nivel administrativ lokal, si dhe kompetencat e institucioneve përkatëse.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, kostum, mobilie dhe ambiente të brendshme

Bashkëbiseduesit konstatuan se ka hapësirë ​​për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave dhe rekomandimeve që duhet të zbatohen në nivel lokal.

Duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ministri Dukaj ftoi kryebashkiakun Rama të vizitojë Malin e Zi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Shperndaje