Gjukanviq: Sa më profesionalisht të përfundohet rasti i “grupit terrorist”

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka deklaruar se shteti në ditën e zgjedhjeve ka tregua se është stabil dhe i aftë që ti mbrojë qytetaret e vetë dhe se terrorizmi nuk është i pranueshëm, duke theksuar se së shpejti pret formimin e qeverisë së re. “Ka ekzistuar rrezik i madh për stabilitetin e Malit të Zi”, ka thënë presidenti Vujanoviq, duke shtuar se “është e qartë se ka ekzistuar dëshira që, përmes grupit terrorist anëtarët e të cilit janë arrestuar në prag të zgjedhjeve, Mali i Zi të transferohet në një shoqëri anarkike dhe kaotike. Nëse ky qëllim nuk do të ishte parandaluar, ky do të ishte momenti më i zi për Malin e Zi në 70 vitet e fundit.

Presidenti Vujanoviq, ndërkaq ka thënë, se pret që organet e drejtësisë do të mundësojnë proces të drejt për personat, të cilët janë dyshuar për krijimin e organizatës kriminale dhe për terrorizëm në tentativë, dhe se gjatë procesit do të zbulohen faktet për të cilat, siç ka thënë edhe prokurori special kryesor, ekzistojnë prova,shkruan rtcg.

Ishin të përgatitur të qëllojnë, organizatë kriminale dhe “terroristë” në tentativë

“Shtetasit serb të dyshuar për terrorizëm dhe krijimin e organizatës kriminale, kishin për qëllim që, të maskuar si policë malazez, të qëllojnë mbi qytetarët”, ka kumtuar prokurori kryesor special Milivoje Katniq, dhe ka sqaruar se “armatimi të cilin të dyshuarit kishin planifikuar ta përdorin, është shkatërruar në një lokacion jashtë Malit të Zi”.

Katniq ka pohuar se “me 16 tetor, është penguar që Mali i Zi të futet në zi si askurrë në histori”. “Prokuroria speciale e shtetit, në rastin e arrestimit të shtetasve serb, ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura në bashkëpunim me njësitë policore dhe agjencinë nacionale të sigurimit”, ka thënë Katniq, duke pohuar se ai vet ka koordinuar të gjitha aktivitetet. Në intervistën dhënë TV “Vijesti”, ai ka thënë se në bazë të fakteve të grumbulluara mund të dyshohet se fjala është për formimin e organizatës kriminale dhe terrorizmit në tentativë.

Gjukanviq: Sa më profesionalisht të përfundohet rasti i “grupit terrorist”

Qeveria e Malit të Zi, i ka ftuar organet kompetente shtetërore që në afatin më të shkurtër të mundshëm dhe në mënyrë profesionale të përfundojnë rastin e arrestimit të grupit të dyshuar për formimin e organizatës kriminale dhe terrorizmit në tentativë, dhe në këtë mënyrë të sigurojnë mbrojtjen e vendit dhe interesat nacionale të tij. Kreu i qeverisë Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se “në pajtim me kompetencat ligjore, do të bëjë çmos që ky rast të sjellët deri në fund”. Ndërkohë, qeveria nuk e ka pranuar propozimin e Ministrit të brendshëm për shkarkimin e drejtorit të drejtorisë së policisë.

Siç është kumtuar, në mbledhjen e qeverisë, është miratuar konkluzioni i Komisionit për çështje kadrovike dhe administrative i cili vlerëson se propozimi në fjalë nuk përmban asnjërin nga shkaqet e parapara me ligj për shkarkim.

Shperndaje