Zgjedhjet lokale Guci: LDnëMZ me vulë të Bardhit 4 mandate, UDSH-ASH 3 -Malësia.ME-

Në zgjedhjet lokale në Guci që u mbajtën me 16 tetor asnjë parti nuk ka fituar shumicën absolute dhe për formimin e puhtetit pritet formimi i një koalicioni paszgjedhor.

Në përbërjen e re të Kuvendi të Guci për të formuar shumicën është e nevojshme 16 këshilltar.Më së shumti mandate në këto zgjedhje ka fituar PDS (DPS) 9 ndërsa Partia për Guci 6 mandate, LDnëMZ e cila në zgjedhjet lokale doli me vulën e Mehmet Bardhit ka fituar 4 mandate, UDSH-ASH 3 mandate, SD 4, SDP 2, koalicioni Çelësi 1 dhe Partia Boshnjake 1 mandat,raporton Malësia.ME.

Kryetarja e Këshillit Komunal të PDS,Anela Çekiq u shprehë e kënaqur me rezultatin e arritur në këto zgjedhje. Ajo shton se tani janë duke zhvilluar vetëm negociata paraprake me partnerët potencial por që në ditët e ardhshme kjo do jetë prioritet.PDS është e hapur për bashkpunim dhe formimin e koalicionit me të gjithë në veçanti me ato që ndajmë qëllimet e njëjta programore, tha ajo.

Bujara Hasangjekaj nga Lidhja Demokratike tha se fitimi i 4 mandatëve është mirë duke pasur parasysh kushtet që ishin.Për koalicione ende nuk kanë negociuar, thotë ai.

Nuk jemi përjashtues, në konsiderim vijnë të gjithë ata që do të ndihmojnë kërkesën tonë që shqiptarët të jenë të përfaqësuar në mënyrën adekuate.Ndër të tjera kjo do të thotë, të jenë të përfaqësuar në institucionet e sistemit, atje ku shqiptarët janë shumicë.Në fakt,duam të marrin pjesë në pushtet dhe jo vetëm të jemi dekor, shprehet Hasangjekaj.

UDSH dhe Aleanca Shqiptare me 16 tetorë në zgjedhje kanë dalë si koalicion dhe kanë fituar 3 mandate.

Enver Dedushaj nuk është i kënaqur me këtë rezultat.Kemi pritur të paktën edhe një mandat.Por kur është konkurenca e madhe të vogjlit pësojnë.Kur është fjala për koalicione do të donim të vazhdojmë bashkpunimin me PDS-në, por nuk përjashtojm mundësinë e bashkpunimit me subjektet tjera, thotë Dedushaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!