Hulumtimi: Nën Ulqin ndodhen 438 milion barel naftë

Raporti i ekspertëve të pavarur për hulumtimet e naftës dhe gazit në bregdetin e Malit të Zi, që menaxhohet nga kompnia Energean Oil&Gas, tregon se nën bregdetin e Malit të Zi ndodhen 51 miliardë kub gaz dhe rreth 438 milionë barel naftë, kryesisht në blloqet që përfshijnë Ulqinin. Siç raporton Tv Teuta më herët të drejtën për hulumtimin e naftës dhe gazit në Mal të Zi e kanë fituar kompanitë Eni dhe Novatek.

 

Në bazë të çmimeve aktuale në berzë , do të thotë që vlera e gazit që ndodhet nën bregdetin e Ulqinit është rreth 8 miliardë dollarë, kurse e naftës rreth 22 miliardë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!