Abazoviq: Do të ketë surpriza politike dhe ekonomike

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha nga Uashingtoni se Malin e Zi e presin surpriza në periudhën e ardhshme në kuptimin politik dhe ekonomik.

Do të ketë surpriza politike dhe ekonomike, por në çdo rast pozitive për Malin e Zi dhe qytetarët e saj – theksoi Abazoviq.

Pas takimeve në Uashington, ai konstatoi se aleanca mes Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm sa është forcuar.

Forcat përparimtare morën mbështetje të hapur. Na pret një rrugë reformuese përpara, nuk ka kompromis me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne duam të shohim më shumë investime amerikane në Malin e Zi dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor – theksoi Abazoviq./Malësia.ME/

Shperndaje