Masat aktuale mbeten në fuqi edhe gjatë 14 ditëve të ardhshme

Masat aktuale epidemiologjike do të mbeten në fuqi edhe gjatë 14 ditëve të ardhshme , ka kumtuar drejtori i Institutit për shëndetin publik Igor Galiq ,duke shtuar se për momentin nuk shqyrtohet mundësia e mbylljes së Malit të Zi. Ai ka shtuar se në dritën e azhurimit të masave kundër epidemisë ,i cili është trend në botë dhe të cilin e ndjek edhe Mali i Zi, përparësi i jepet vaksinimit .Ai ka shtuar se imunizimi çon drejt  liberalizimit të masave epidemiologjike .

Ai ka theksuar në konferencën e sotme për gazetarët se gjatë dy javëve të fundit numri i të infektuarve ka rënë 25 përqind ,kurse është zvogëluar edhe numri i të shtruarve në spitale 8 përqind.

Shperndaje