Shqipëria edhe në periudhën e ardhshme mund të llogarisë në përkrahjen e Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane,ka deklarua kryenegociatori i Malit të Zi me BE Aleksnader Andrija Pejoviq.
Ai ka biseduar në Tiranë me ministren e Shqipërisë për integrimet evropiane, Klajda Gjosha, dhe me kryesuesen e Komisionit parlamentar për Integrime evropiane të Shqipërisë, Majlinda Bregu , shkruan rtcg.
Gjosha dhe Bregu, e kanë përgëzuar Malin e Zi, për rezultatet e shënuara duke shtuar se Shqipëria mund të mësoj shumë nga shembulli e Malit të Zi në organizimin dhe udhëheqjen e bisedimeve.
Siç është kumtuar, Pejoviq, ka theksuar se Shqipëria edhe në periudhën e ardhshme mund të llogarisë në përkrahjen e Malit të Zi, në procesin e integrimeve evropiane duke shprehur besimin se edhe ky vend së shpejti do ti filloj bisedimet për anëtarësim me BE, e që dukshëm do të forcoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.