SHBA porosit Rusinë: Loja në Mal të Zi ka përfunduar

Nënpresidenti i Këshillit Atlantik të Shteteve të Bashkuara, Damon Wilson, ka thënë se të dhënat nga hetimi i përpjekjes terroriste në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi janë “shqetësuese”.

Siç thotë ai, ato të dhëna “flasin për ndikimin e fortë dhe të dyshimtë të Rusisë” në Mal të Zi.

“Rusia duhet të mësohet se ‘loja ka mbaruar’. Kjo nuk u bëhet aleatëve të NATO-s dhe Mali i Zi po bëhet pjesë e NATO-s. Ne shohim se çfarë po tregon hetimi dhe me të vërtetë janë shenja shqetësuese që flasin për ndikimin e fortë dhe të dyshimtë të Rusisë këtu. Kjo është një ndërhyrje indirekte në një shtet sovran”, tha në një intervistë për gazetën Pobjeda të Podgoricës, nënkryetari i Këshillit Atlantik i SHBA-ve.

Wilson vizitoi pak ditë më parë Malin e Zi dhe u takua me zyrtarët malazezë.

Ai i tha për të përditshmen e Podgoricës, duke komentuar për sulmin terrorist në tentativë, se “është një problem i luftëtarëve të huaj që luftuan në Ukrainë dhe erdhën në Mal të Zi”.

“Kjo është e rrezikshme, por jam i bindur se sistemi i Malit të Zi do të sigurohet që forcat e sigurisë me besueshmëri menaxhojnë këso raste dhe i parandalojnë. Keni gjyqësor, veçanërisht prokurori, e cila ndihmon dhe që tregoi atë që di. Ta lëmë Malin e Zi që t’i tregojë botës që e menaxhon këtë proces”, tha Wilson.

Zyra e prokurorit e Malit të Zi ka akuzuar 19 persona se janë të dyshimtë për tentim të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, me 16 tetor, dhe në mesin e tyre janë dy “nacionalistë rusë”, Eduard Vladimirovich Shirkov dhe Vladimir Nikolayevich Popov, ish-kreu serb i xhandarmërisë, Bratislav Dikic, si dhe qytetari i Beogradit, Aleksandar Sindjelic, i cili, me sa duket, ka marrë pjesë në fushat e betejës në Ukrainë, në anën e forcave pro-ruse.

Prokuroria njoftoi se nuk kishte prova që Moska zyrtare është përfshirë në tëntimin terrorist në Mal të Zi. Kremlini ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në ato ngjarje.

Sipas prokurorisë, ka prova, megjithatë, se në planim që parashikonte pushtimin e Kuvendit, arrestimin dhe likuidimin e Kryeministrit Milo Gjukanoviç ishte i përfshirë Frontin Demokratik (FD) përkatësisht një politikan malazez nga ajo aleancë e opozitës.

FD i hedh poshtë akuzat e tilla dhe akuzon prokurorinë dhe pushtetin se “po e montojnë procesin” kundër aleancës, e cila kohët e fundit ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me partinë “Rusia e Bashkuar” e Vladimir Putin dhe është kundërshtare e anëtarësimit të vendit në NATO.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!