Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stontellberg, u ka bërë ftesë shteteve të cilat akoma nuk e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë, që ta bëjnë këtë sa më parë.
Në samitin e vendeve të NATO-s, në Stamboll, Stontellberg ka përsëritur se zgjerimi vazhdon me anëtarësimin e Malit të Zi shkruan rtcg.
Kontrata është nënshkruar dhe ka mbetur vetëm të bëhet ratifikimi. Shumë shtete e kanë ratifikuar marrëveshjen për asociim por këtë duhet ta bëjnë parlamentet e 28 vendeve anëtare, andaj u bëjë ftesë parlamenteve të cilat nuk e kanë bërë këtë që të ratifikojnë acocimin e Malit të Zi në Aleancë, ka thënë Stontellberg.
Ai ka theksuar se ajo që do të vendosin parlamentet është me rëndësi të madhe për aktivitetet e NATO-s.