Zenka : Mirkuptim me PDS rreth platformës, mbesin vetëm çështjet kadrovike

Sipas burimeve të gazetës Dnevne Novine , kandidati për kryeministër Dushko Markoviq këtë fundjavë ka biseduar me Koalicionin “Shqiptarët të Vëndosur” dhe Socialdemokratët, pas të cilave pritet që formimimi qeverisë të ndodhë gjatë kësaj jave.

“Pothuajse çdo gjë është rënë dakord. Ka mbetur vetëm të finalizohën detajet e marrëveshjes së ardhshme të koalcionit dhe formimi i qeverisë mund të pritet në ditët e ardhshme”, ka thënë një burim i Dnevne Novine nga PDS-ja.

Lideri i UDSH-së Mehmet Zenka për Antena – M e konfirmoj se ”Shqiptarët të Vëndosur” gjatë faundjavës kishin takim me përfaqësuesit e PDS-së lidhur me koalicionin eventual.

Kryesisht kemi folur për platformë, ku gjetëm shkallë të lartë të mirkuptimit, mbetet vetëm të flitet për çështjet kadrovike dhe mendoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët, tha Zenka.

Shperndaje