Boshko Obradoviq, lideri i lëvizjes opozitare në Serbi “Dveri”, ka goditur me miun e kompjuterit, përfaqësuesin e SNS, Aleksandër Martinoviq.
Sipas medieve serbe, përcjell “Telegrafi”, incidenti ka ardhur pasi Martinoviq ka përfunduar një diskutim në Bordin Administrativ ku më parë ai po dëgjonte për dënimet e shqiptuara ndaj deputetëve. Para kësaj, Martinoviq ia ka hequr fjalën Obradoviqit, në të cilën kreu i “Dverit” ka reaguar ashpër, sepse, siç ka thënë ai kishte edhe tre minuta për të folur. I nervozuar me këtë, Obradoviqi i është afruar Martinoviqit dhe e ka goditur atë dy herë me një mi kompjuteri. Pas kësaj, deputetët e pranishëm në sallë kanë reaguar për të mos lejuar edhe ndonjë konflikt fizik.