Në Tuz inagurohet stacioni i përbashkët hekurudhor Mali i Zi – Shqipëri

Tuzi kthehet në një stacion të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Mali i Zi.

Delegacioni i Minitrisë së Transportit Malit të Zi në krye me Osman Nurkoviq dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Shqipërisë në krye me ministrin Damian Gjiknuri hapën zyrtarisht stacionin e përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

I shoqëruar dhe nga deputeti Paulin Sterkaj, ministri Gjiknuri vizitoi pikat e kontrollit kufitar në Tuz ku tashmë janë vendosur përfaqësues të doganës, policisë dhe hekurudhës së dy vendeve.

Hapja e stacionit të përbashkët është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Gjiknuri u shpreh se fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur dhe ky stacion i përbashkët e ndihmon thellimin e bashkëpunimit e zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

msp

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!